Ndërsa rastet me variantin Omicron po zvogëlohen në të gjithë botën, Izraeli ka pohuar se një variant i ri i mundshëm ka infektuar disa njerëz në vend.
Ministri i Shëndetësisë në vend ka deklaruar se dy pasagjerë, të cilët kishin mbërritur në Izrael, u gjetën të infektuar me variantin e ri të koronavirusit, transmeton portal arbresh.info
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila gjurmon dhe përcakton variantet e Covid-19, ende nuk ka thënë asgjë për raportet nga Izraeli.
Sipas raporteve, lloji i ri i mundshëm është një kombinim i dy nën-varianteve të versionit Omicron të virusit Covid-19 – të quajtura BA.1 dhe BA.2.
Simptomat e variantit të ri të koronavirusit janë: Temperatura e ulët, dhimbjet e muskujve dhe dhimbjet e kokës janë ndër simptomat e tjera të lehta të variantit të ri Covid.
Sëmundja e shkaktuar për shkak të këtij varianti nuk kërkon trajtim të posaçëm, citohet të ketë thënë ministria.
Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë të Izraelit, Nachman Ash, tha se varianti i ri mund të kishte origjinën në Izrael.
“Ka të ngjarë që ata të jenë infektuar përpara se të hipnin në fluturimin në Izrael. Varianti mund ta ketë origjinën nga këtu”, tha ministri i Shëndetësisë./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...