Pacientja shtatzënë e shtrirë në Klinikën Infektive është shëruar.
Kështu ka bërë të ditur, infektologu, Valbon Krasniqi.
“Sot vjen lajmi më i mirë: 87 me 1; Vetëm 1 rast i ri i konfirmuar me COVID-19;87 të shëruar, në mesin e tyre edhe shtatzëna e shtrirë në klinikë. Urime.Para 3 ditëve paralajmërova prerjen (takimin) e 2 vijave.Dhe sot më 5 Maj, në ditën e 54-të të pandemisë ndodhi kjo”, ka thënë ai.
Krasniqi ka thënë se jemi drejt fundit të pandemisë.
“Sot në Kosovë, për herë të parë që prej fillimit të pandemisë, kemi më shumë të shëruar (463) se sa raste aktive (350).Sigurt, por të kujdesshëm drejt fundit të pandemisë”, ka shkruar mes tjerash ai.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...