
Një këmbësor mban maskën në fytyrë ndërsa ecën pranë një grafiti ku shkruan "E urrej koronën" në Zagreb më 17 prill, 2020.
Në Kroaci, gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar edhe gjashtë raste të personave që janë infektuar me koronavirusin e ri.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë vend ka arritur në 2,125.
Maja Bujeviq, drejtuese e Shtabit të Krizës të ministrisë së Shëndetësisë, tha se është shënuar edhe një vdekje nga COVID-19 [sëmundja që e shkakton koronavirusi] duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 86.

Deri më tani, në Kroaci janë shëruar 1,641 persona.
Më 4 maj ka filluar fazën e dytë të lehtësimit të masave kundër pandemisë.
Ky vend ka lejuar hapjen e disa llojeve të bizneseve të vogla, si dhe ka filluar me riaktivizimin gradual të sistemit të kujdesit shëndetësor./rel
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...