Rusia vaksinon 2.2 milion njerëz me vaksinën Sputnik V

11:58 | 10 Shkurt 2021

Rusia ka vaksinuar 2.2 milion njerëz kundër Covid-19 me vaksinën Sputnik V, prej të cilëve më shumë se 1.7 milion kanë marrë të dy dozat, raportoi agjencia e lajmeve Interfax të mërkurën, duke cituar zhvilluesit e vaksinës.

Shkencëtarët i dhanë dritën e gjelbër vaksinës Ruse Sputnik V këtë muaj, duke thënë që ishte gati 92% efektive në luftën kundër Covid-19.

Rusia shpreson të vaksinoj pjesën më të madhe të popullatës nga mesi i verës, duke arritur një shifër prej 70% të imunitetit, Interfax citoi Denis Logunov, zëvendës-drejtor për punën shkencore në Institutin Gamaleya që zhvilloi dhe testoi vaksinën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara