Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas lajmit se sot janë konfirmuar edhe tetë raste të reja me COVID-19 në vend, ku tre prej tyre janë me vendbanim në Prishtinë.
Ahmeti ka bërë të ditur se tre rastet në Prishtinë janë familjarë të rastit të konfirmuar dje, ndërsa ka bërë apel te qytetarët që të jenë edhe më tutje të kujdesshëm. shkruan arbresh.info.
Postimi i tij i plotë:
Plus tetë raste sot në Kosovë, e tre raste të reja në Prishtinë, familjarë të rastit të djeshëm. Kjo na tregon se duhet të jemi edhe më tutje të kujdesshëm në mënyrë që mos të kemi vatër të re që do të na kthente në masa më të rrepta.
Prandaj, përkundër motit të mirë, mos dilni pa nevojë në mënyrë që mos të lejojmë përhapjen nga rastet e reja.
Lajm i mirë janë 31 të shëruar nga virusi.
#rriNshpi
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...