Projekti shkencor-hulumtues në fushën e COVID-19 nga Klinika Universitare për Hematologji në Shkup, e udhëhequr nga Irina Panovska-Stavridis, është miratuar dhe zgjedhur që të financohet në dy vitet e ardhshme nga Qendra ndërkombëtare për inxhinering gjenetik dhe bioteknologji në Triestë të Italisë.
Në përpunimin e këtij projekti kanë marrë pjesë edhe Dimitar Efremov, Ilir Demiri, Milena Stefanoviq dhe Aleksandar Dimovski. Ky projekt është zgjedhur në konkurrencë me 38 projekte tjera ndërkombëtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni thonë se presin që rezultatet nga zbatimi i analizave të kenë rol në marrjen e një pasqyre më të mirë në lidhje me sëmundjen COVID-19.
“Ky projekt ndërkombëtar na jep mundësi të kyçemi në luftën globale për parandalimin e pandemisë COVID-19 dhe tregon se një vend i vogël si i yni ka potencial për punë shkencore-hulumtuese”, thuhet në njoftimin e MSH-së./Telegrafi/
“The Times”: Shqipëria hyn në hartën e destinacioneve të kon...
Zgjedhjet e parakohshme, KQZ mban sot mbledhjen e radhës
Zelensky: Rusia po përpiqet ta përfshijë edhe Bjellorusinë n...
Vanesa largohet nga Ferma Vip, përlotet Indri: Nuk e prisja,...
Sot hidhet shorti për renditjen e partive në fletëvotim
Mot me shi gjatë së shtunës, temperaturat deri në 21°C