Shkencëtarët kinezë kanë dalë në përfundimin se frymëmarrja dhe të folurit mund të jenë mënyrat me të cilat përhapet më shpejt koronavirusi. Sipas tyre, të prekurit nga Covid-19 nxjerrin miliona spërkla brenda një ore dhe kjo shpjegon edhe faktin se pse ky virus u përhap kaq shpejt në të gjithë botën.
Gjithashtu, tregon edhe rëndësinë e mbajtjes së maskës, që në shumë vende nuk është e detyrueshme.
Studimi i Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Pekin thekson gjithashtu se sipërfaqet me koronavirus nuk luajnë rol aq të madh sa mendohet në përhapjen e virusit. Objektet më të rrezikshme janë tualetet, dyshemetë e spitalit, sipërfaqet e prekura nga pacientët dhe pajisjet mjekësore. Sipas studiuesve kinezë, edhe pse celularët përmbajnë shumë baktere, ato nuk përbëjnë rrezik për përçimin e koronavirusit./Opinion.al
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...