Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se po përfundojnë këtë vit shkollor në kushte krejtësisht të pazakonta.
Ai më anë të një shkrimi në facebook, ka uruar nxënësit për sukseset e arritura dhe durimin e treguar gjatë kësaj kohe, si dhe ka falënderuar prindërit dhe mësimdhënësit për përkushtimin e tyre, shkruan arbresh.info.
Ahmeti gjithashtu ka uruar që vitin e ardhëm shkollor t’i kthehen normalitetit.
Postimi i tij i plotë në facebook:
Po e përfundojmë këtë vit shkollor në kushte krejtësisht të pazakonta. Përkundër pandemisë #covid19 që kushtëzoi mësimin online nga shtëpia për mëse 4 muaj, vazhduam #bashkë.
I uroj nxënësit për sukseset e arritura dhe durimin e treguar gjatë kësaj periudhe plot sfida, si dhe i falënderoj prindërit e mësimdhënësit të cilët punuan me përkushtim që mësimi online të mos i lë nxënësit prapa më mësime.
Uroj që në vitin e ardhshëm shkollor t’i kthehemi normalitetit dhe nxënësit bashkë me mësuesit t’i kthehen ambienteve shkollore!
#prishtina ?
#shpiPRkrejt ?
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...
Një ditë pas zgjedhjeve, PDK thërret konferencë për media
Qeveria pro-perëndimore e Armenisë fiton zgjedhjet pavarësis...
Të shtëna me armë në Kamëz, humb jetën një person, një i pla...
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstru...
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët pë...