Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se Europa kërcënohet seriozisht nga një tjetër valë përhapje e koronavirusit, e ushqyer nga mutacioni indian. Hans Kluge, kreu i OBSH-së për rajonin e Europës ku përfshihen edhe Britania e Madhe dhe Rusia thotë se infektimet e reja javën e kaluar u rritën me 10% dhe reduktimit dy-mujor të rasteve i ka ardhur fundi. Zyrtari i lartë i OBSH-së bën thirrje që qytetarët dhe ligjvënësit të jenë të disiplinuar në menaxhimin e situatës, para se kjo të dalë sërish jashtë kontrollit.
Britania e Madhe theu një rekord të ri infektimesh ditore me mbi 25 600 raste të reja. Prej fundit të Janarit, infektimet ditore nuk kanë qenë kurrë kaq të larta. Vala e re po ushqehet nga përhapja e mutacionit indian që dominon infektimet e reja. Megjithatë, vdekshmëria ndodhet në kuotat më të ulëta dhe e pandryshuar, falë edhe nivelit të lartë të vaksinimit që e ka kryer gjysma e popullsisë.
Ndërsa në Rusi, ku niveli i vaksinimit është i ulët dhe të dyja dozat i ka injektuar vetëm 12% e popullsisë, për të tretën ditë radhazi u thye rekordi i viktimave për gjithë pandeminë. Shifra e re më e lartë e rreth një viti e gjysmë është 672 vdekje në një ditë. Infektimet ditore janë po ashtu në nivele të larta mbi 20 mijë. Moska është vatra e nxehtë e përhapjes së re të Covid-19, ku sipas autoriteteve varianti indian është shkaktari i 90% të rasteve të reja./tvklan/
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në ...
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama ironizon protesta...
46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë
Izraeli godet objektiva ushtarake në Iran, tensionet përshka...
Xi Jinping nis vizitën historike në Korenë e Veriut, pritje ...
PSD nuk siguroi as 2 mijë vota, vjen reagimi nga Natyra Kuçi