OBSH: Vaksina Sinovac është efektive

01:36 | 6 Maj 2021

Ekspertët e OBSH-së thonë se vaksina e prodhuar nga kompania farmaceutike kineze Sinovac është efikase në parandalimin e Covid-19 tek të rriturit nën 60 vjeç.

OBSH-ja thotë se mungojnë disa të dhëna në lidhje me rrezikun e efekteve serioze anësore. Ekspertët e pavarur në Grupin Strategjik Këshillimor të Ekspertëve të OBSH-së (SAGE) shqyrtuan vaksinën CoronaVac të Sinovac nga provat klinike të fazës 3 në Kinë, Brazil, Indonezi, Turqi dhe Kili.

Vlerësimi erdhi menjëherë pasi ekspertët e OBSH-së shprehën besimin e ulët për të dhënat e siguruara nga Sinopharm mbi rrezikun e efekteve anësore serioze te disa pacientë. Por OBSH-ja tha se kjo vaksinë është e efektive për të parandaluar sëmundjen, shkruan Reuters.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara