Në javën e dytë të dhjetorit ka rënë për 14,6% numri i të infektuarve me Covid-19 në gjithë vendin.
Raporti i ISHP vë në dukje se gjatë periudhës 7-13 dhjetor janë bërë vetëm 9,2% testime më pak krahasuar me javën që shkoi. Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Shtip me mbi 5.800 në 100 mijë banorë, në Shkup 5.100 dhe në Sveti Nikole mbi 4.700. Numri më i lartë i të infektuarve mbetet në Shkup ku brenda një javë afër 2,300 njerëz u diagnostikuan pozitiv apo mbi 41% e gjithë bilancit.
Instituti i Shëndetit Publik
“Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 35 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Prilep, Gostivar, Veles, Manastir dhe Shtip, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Shtip, Krushevë, Ohër e Prilep. Letalitet më i lartë është regjistruar në Krushevë e Strugë.”
Mosha mesatare e të prekurve është 45 vjeçare, ndërkaq numri më i lartë mbetet mbi moshën 60 vjet dhe incidenca më e ulët është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-19. Kreu i KSI tha se sipas raportit të tyre dyjavorë edhe faktori i transmisionit të virusit është ulur nën 0,95%.
“Nuk do të ishte në rregull që ky përmirësim i situatës momentale të uljen prej 11,4% të pozitivëve në 15 ditët e fundit, sipas raportit tonë ta prishim në fund. Apo faktori R-zero që për herë të parë pas një kohe të gjatë është nën 1, nuk është në rregull që sërish ta kthejmë mbi 1”- deklaroi Zharko Karaxhovski, KSI.
Mbi 12% e këtyre rasteve kanë qenë apo janë të shtruar në spital, të tjerët në trajtim shtëpiak, asimptomatik, ose me pasqyrë më të lehtë klinike. 28,4% e rasteve janë regjistruar komorbiditete, ndërkaq afër 20% të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma. Ndërkaq, vdekshmëria e lartë mbi 80% mbetet tek pacientët me komorbiditete./alsat
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...
Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza...