Në administratën qendrore të Postës së Kosovës, një punonjës është prekur nga COVID -19, nga pasdita e djeshme, i cili pasi ka rezultuar pozitiv ka njoftuar kolegët e punës dhe tani ndodhet në vetëizolim në shtëpinë e tij.
Posta bën të ditur se të gjithë kolegët e tij të punës kanë kryer mbrëmë dhe sot në mëngjes kontrollat shëndetësore dhe sipas rekomandimeve të mjekëve, ata janë vetizoluar nëpër shtëpitë e tyre, konform rregullave dhe udhëzimeve të IKSHPK-së.
“Sigurojmë qytetarët se asnjë punonjës yni nëpër zyrat postare nuk është i prekur nga ky virus, prandaj jeni të mirëseardhur që të kryeni shërbimet tuaja si çdo herë tjetër në të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës, duke respektuar rregullat e përgjithshme në kohë pandemie”, thuhet në njoftimin e Postës.
Ndryshe, sot në tërë territorin e Kosovës janë konfirmuar 36 raste me koronavirus.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...