Për shkak të pandemisë COVID-19, shumë shqiptarë kishin mbetur në Emiratet e Bashkuara Arabe, mirëpo ata nesër do të kthehen në shtëpitë e tyre.
Aeroplani me 136 persona në bord, rreth gjysma prej tyre shtetas të Kosovës, do të aterojë në aeroportin e Rinasit në Tiranë, e më pas do bëhet akomodimi i tyre.
Ndërsa, Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka njoftuar se të gjithë udhëtarët janë të obliguar të kenë me vete maska dhe dorëza.
Ndryshe, të gjithë qytetarët që kthehen në Kosovë, janë të detyruar të qëndrojnë shtatë ditë në Qendrën e Studentëve e cila është shndërruar në karantinë, e më pas atyre iu bëhen testet për të kuptuar nëse janë prekur nga koronavirusi./telegrafi
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës