Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj së bashku me bashkëpunëtorët ka vizituar Komunën e Podujevës ku është takuar me Nexhmi Rudarin, nënkryetar, me të cilin kanë biseduar për rrjedhat aktuale dhe rreth situatës që ka shkaktuar pandemia Covid-19.
Në këtë takim është nënshkruar memorandumi në mes të SHSKUK-së dhe Komunës së Podujevës për ndërtimin e aneksit të Spitalit të Podujevës.
Ministri ka ofruar mbështetje të vazhdueshme dhe është zotuar se Komuna e Podujevës do të trajtohet me prioritet.
Ministri ka bërë thirrje që të mobilizohet maksimalisht Shtabi Lokal Emergjent në mënyrë që të ndikohet tek qytetarët që të respektohen masat anti-Covid-19.
Zemaj po ashtu ka vizituar edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), ku është njohur nga afër me stafin dhe punën që po bëhet aty.
Po ashtu Ministri ka inspektuar punimet edhe në Qendrën Emergjente, e cila është në ndërtim e sipër.
Në kuadër të kësaj vizite, Ministri Zemaj ka vizituar edhe vendkalimin kufitar në Merdare, ku ka biseduar me stafin mjekësor, sikurse edhe me mërgimtarët që po arrijnë në Kosovë./arbresh.info
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...