Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 34 raste pozitive me COVID-19 dhe se janë shëruar 122 pacientë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zemaj ka thënë se situata momentale epidemiologjike në vend nuk përbën rrezik, derisa ka përshëndetur vendimin e Maqedonisë së Veriut për hapjen e kufijve për Kosovën pa test PCR.
“Situata momentale epidemiologjike në vendin tonë nuk përbën rrezik dhe përshëndes vendimin e sotëm për hapjen e kufijve pa test PCR. Test PCR mund të kthehen nëse vërejm se ka rritjet të rasteve të infeksionit. Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, 122 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa pozitiv kanë rezultuar 34!”, ka shkruar Zemaj./arbresh.info/
“Falë Zotit nuk jam madrilen”, Yamal provokoi rivalët më të ...
Konjufca takohet me Sorensenin në Bruksel, diskutojnë për di...
Irani zgjeron “zonën operative” të Ngushticës së Hormuzit në...
Ekspertja: Nuk jam mbështetur tërësisht në ChatGPT, ka qenë ...
Parlamenti serb nuk e përkrah kërkesën e Kamberit për Komisi...
Kosova kryeson rajonin me përqindjen e të rinjve në burgje