Në Klinikën Infektive katër pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

15:35 | 16 Maj 2020

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka njoftuar se në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të hospitalizuar 12 pacientë me Covid-19.

Hoti thotë se tetë prej tyre janë në gjendje stabile, ndërsa shton se katër pacientë janë në gjendje më të rëndë.

“4 në gjendje më të rëndë (prej të cilëve 2 janë me oksigjenoterapi në reparte të klinikës, ndërsa 2 në Mjekim intensiv”, ka shkruar ai në facebook, shkruan arbresh.info.

Ai tutje tregoi se 3 pacientë të tjerë të cilët kanë rezultuar negativ në Covid-19 e vazhdojnë mjekimin në klinikë, kurse 3 të tjerë janë në pritje të rezultateve.

Njoftimi i plotë:

Raport nga Klinika Infektive-QKUK

Prishtinë, 16 maj 2020

Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të hospitalizuar 12 pacientë me Covid-19.
Prej tyre:
• 8 pacientë janë në gjendje stabile;
• 4 në gjendje më të rëndë (prej të cilëve 2 janë me oksigjenoterapi në reparte të klinikës, ndërsa 2 në Mjekim intensiv).

3 pacientë të tjerë të cilët kanë rezultuar negativ në Covid-19 e vazhdojnë mjekimin në klinikë, kurse 3 të tjerë janë në pritje të rezultateve për SARS-Cov-2 (Covid-19).

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara