Udhëtarët që hyjnë dhe dalin nga aeroportet kryesore të Europës duhet të kryejnë të gjithë testin për koronavirusin e ri, tha sot ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.
“Italia do ta paraqesë zyrtarisht propozimin në takimin e së premten të ministrave të Shëndetësisë të BE-së”, tha ai para Senatit.
Ai theksoi, gjithashtu, se status quo-ja, ku vetëm disa vende të BE-së ndërmarrë prova të detyrueshme për udhëtarët që vijnë nga disa vende të tjera të BE, po shkakton fërkime diplomatike.
Në javët e fundit Italia ka përjetuar një rritje në rastet ditore të COVID-19, por në një masë më të ulët se disa nga shtetet e tjera në BE./expres/
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...