Më shumë se 400 milionë persona janë infektuar me COVID-19 në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 5,761,208, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.
Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur nga koronavirusi, me 77,025,027 raste dhe 908,262 viktima.
Vendi përbën më shumë se 19% të rasteve dhe më shumë se 15% të viktimave në të gjithë botën.
India është vendi i dytë me numrin më të lartë të rasteve në botë (42,339,611), e ndjekur nga Brazili (26,776,620).
Franca, Britania, Rusia dhe Turqia kanë konfirmuar më shumë se 12 milionë raste.
Numri i rasteve në mbarë botën tejkaloi 100 milionë më 26 janar 2021, duke shënuar 200 milionë më 4 gusht të të njëjtit vit dhe e shkoi në 300 milionë më 6 janar 2022./abcnews.al/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen