Me karafila dhe me falenderime për angazhimin në betejën me koronavirus, Taulant Balla dhe Klodiana Spahiu kanë vlerësuar angazhimin e infermierëve në luftën ndaj koronavirus
Kushtet e punës dhe pagat mbeten ende shqetësim, ndaj përfaqësuesja e mazhorancës premtoi se do të ketë reagim.
Spahiu: Në saj të punës tuaj dhe drejtuesve tuaj ia dolëm me sukses. Unë shpresoj që të jetë obligim edhe i yni që në çdo buxhet të kërkojmë një rritje pagash për infermierët.
Tenderat në shëndetësi janë në qendër të akuzave të opozitës, dhe shqetësimi mbetet dhe për mazhorancën.
Spahiu: Kjo punë do të diskutohet në vazhdimësi. Ne sot jemi për të qenë bashkë me të gjithë infermierët në gjithë Shqipërinë.
Nga ana e tij Taulant Balla nuk pranoi të reagojë mbi pyetjet e gazetarëve, por theksoi rolin e mjekëve
Balla: Kemi ardhur për të thënë faleminderit.
Rreth 64 mjekë dhe infermierë u infektuan me koronavirus në Shqipëri. 61 prej tyre janë shëruar ndërsa tre të tjerë janë ende nën vëzhgim dhe fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore.
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...