Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, këtë mëngjes u takua me drejtorin e Klinikës për Pulmonologji dhe Alergologji mjekun Dejan Dokiq, si dhe disa nga personeli mjekësor, në klinikat e brendshme ku nga sot 150 shtretër spitalorë janë në dispozicion për trajtimin e pacientëve me coronavirus, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
“Ky projekt, i cili rrit kapacitetin akomodues për pacientët e infektuar me Covid 19, nuk do të prishë funksionimin normal të të gjitha këtyre klinikave.
Në periudhën e kaluar, Ministri Filipçe mbajti disa takime koordinuese me drejtorët e të gjitha klinikave të brendshme, ekipet mjekësore janë të gatshme të punojnë me një numër pacientësh, si dhe të kryejnë ekzaminimet dhe ndërhyrjet aktuale të planifikuara përmes Termini im”, thonë nga MSH./telegrafi
Rama: Shqipëria më afër se kurrë integrimit në BE, PS duhet ...
Hykmete Bajrami kërkon subvencionim të plotë të zinxhirit të...
Pas protestës së fermerëve, Qeveria shton kontrollet në sekt...
Një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy...
Besim Kodra i bashkangjitet rrugëtimit politik të Vjosa Osma...
Berisha: Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci forcon stabilite...