Kryeministri i në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka shprehur ngushëllime bashkëshortit, fëmijëve dhe mbarë familjes për vdekjen e 40 vjeçares shtatzënë nga Gjakova e cila ndërroi jetë nga Covid-19.
“V.P., nënë e një vajze dhe një djali, ishte në pritje të fëmijës së saj të tretë. Ajo ishte në javën e 28 të shtatzënisë. Por, fatkeqësisht, ajo nuk pati rastin që ta përqafojë foshnjën e saj as edhe njëherë të vetme. Edhe pse shumë prej nesh nuk e njohëm bashkëqytetaren tonë, ky rast sot na pikëlloi tej mase”, ka shkruar Kurti në facebook.
Kurti poashtu u ka bërë apel qytetarëve që t’u përmbahen rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike
Postimi i tij i plotë:
Në vend se të vijë në jetë edhe një, u shuan dy
V.P., nënë e një vajze dhe një djali, ishte në pritje të fëmijës së saj të tretë. Ajo ishte në javën e 28 të shtatzënisë. Por, fatkeqësisht, ajo nuk pati rastin që ta përqafojë foshnjën e saj as edhe njëherë të vetme. Edhe pse shumë prej nesh nuk e njohëm bashkëqytetaren tonë, ky rast sot na pikëlloi tej mase. Jam njoftuar që gjendja e saj ka qenë e rënduar prej kur është pranuar në Klinikën Infektive në Prishtinë me 15 prill. Përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor dhe kujdesit ndaj tyre, nëna dhe fëmija ndërruan jetë.
Bashkëshortit, fëmijëve dhe mbarë familjes të së ndjerës u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Një humbje shumë e madhe, në një kohë të vështirë e të pazakonshme. Prandaj, ju lutem përmbajuni masave dhe rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ashtu që ta ruajmë veten dhe njëri-tjetrin. Secila jetë është e pazëvendësueshme./arbresh.info
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun