Përfundoj në Spitalin Infektiv të Shkupit edhe kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karaxhovski, pasi prej ditësh është prekur nga koronavirusi.
Nga kjo klinikë konfirmojnë se doktori së bashku më bashkëshorten e tij ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe për momentin po marrin kurim vetëm me barna, pa pasur nevojë për mbështetje me oksigjen. Ai, disa ditë më parë u diagnostikua pozitiv me Covid-19, megjithëse prej 10 muajsh ka qenë në vijën e parë të frontit ndaj pandemisë.
Në pamundësi për të komunikuar drejtpërdrejtë me të, në paraqitjet e fundit publike Karaxhovski pati deklaruar se ka komorbiditete shëndetësore, por ato sëmundje nuk e zmbrapsin atë për të udhëhequr “luftën” ndaj virusit korona./alsat
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen