Koronavirusi në Shqipëri, rritet numri i të prekurve të rinj

11:24 | 4 Maj 2020
A Z

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar me koronavirus tetë raste të reja, dy më shumë krahasuar me një ditë më parë.

Ajo që është për t’u theksuar është fakti se rastet e reja janë rikthyer në qytetin e Elbasanit me dy raste dhe në qytetin e Durrësit një rast, ndërsa pesë ishin në Tiranë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/628128354409644/

Shpërndaje në rrjete sociale