Gjatë dy ditëve të kaluara në qytetin e Kërçovës nuk është regjistruar asnjë rast me coronavirus.
Mjeku Nexhat Bellazhi thotë imunizimi për momentin është ndaluar për shkak të mospasjes së vaksinave dhe bëhet vetëm imunizimi i tashmë personave të vaksinuar.
“Dje dhe sot në spitalin tonë pas një kohe të gjatë nuk është regjistruar asnjë rast i ri me coronavirus. Kështu që në dy ditët e kaluara nga 11 personat e testuar, asnjë nuk ka rezultuar pozitiv. E njëjtë është gjendje te personat që kanë bërë rëntgen, ndërsa tek ata nga 21 pacientë asnjë nuk ka rezultuar pozitiv. Dëshiroj që ky trend të vazhdojë dhe numri i rasteve aktive të shkojnë në zero”, tha Ballazhi.
Nëse punonjësit shëndetësor janë të kënaqur me gjendjen me coronavirusi, nuk mund të jenë të kënaqur për shkak të vaksinave dhe imunizimit.
“Nëse gjatë kësaj jave në pikën vaksinale në Spitalin në Kërçovë, për shkak të deficitit të vaksinave, nuk kryehet imunizimi i popullatës. Bëhet vetëm rivaksinimi i personave të cilët para tre javëve u vaksinuan me vaksinën kineze. Vaksinimi do të ndalohet deri sa të arrijnë vaksina tjera, ndërsa këtë e presim gjatë javës së ardhshme”, tha mjeku Ballazhi./Telegrafi/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot