Izraeli ka raportuar 5.804 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) mes përpjekjeve të vazhdueshme për të siguruar vaksinën kundër virusit për popullin e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në të gjithë Izraelin numri i rasteve me COVID-19 është rritur në 426.749, përfshirë 3.338 vdekje.
Rastet aktive me COVID-19 në Izrael aktualisht janë 45.373, përfshirë 678 pacientë në gjendje kritike shëndetësore dhe 168 pacientë që po trajtohen në respirator.
Ndërkohë, Izraeli po vazhdon fushatën e vaksinimit ku deri më tani janë vaksinuar rreth 950 mijë persona.
Izraeli filloi fushatën e vaksinimit në muajin dhjetor, duke filluar së pari të vaksinojë personelin shëndetësor dhe qytetarët mbi moshën 60-vjeçare.
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë