Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli ka thënë për RTV Dukagjinin se sot në këtë komunë situata me coronavirus është e menaxhueshme.
Ismajli ka thënë se Gjilani në total ka 844 raste të prekura me coronavirus.
“Nga këto raste 648 janë të shëruar, 33 të vdekur dhe 163 raste aktive”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Nënkryetari i Gjilanit thotë se nga rastet aktive 49 pacientë janë të hospitalizuar ndërsa të tjerët në izolim shtëpiak.
“Momentalisht Spitali i Gjilanit ka kapacitete të mjaftueshme për t’i përballuar pacientët e prekur me coronavirus”.
Ismajli ka thënë se megjithatë situatë është e lodhshme edhe për qytetarët sa i përket pandemisë.
Nënkryetari i Gjilanit thotë se për fat të mirë pjesa dërmuese e qytetarëve në këtë komunë po respektojnë masat e vendosura nga institucionet
“Ka edhe ata që nuk preferojnë të vendosin maska, por edhe nga raportet që marrim policia do ditë shqipton gjoba për mos vendosje të maskave”, tha ndër të tjera Arbër Ismajli.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen