Ndërron jetë në moshën 80 vjeçare kirurgia e njohur e Shkodrës, Zyliha Kraja.
Prej disa ditësh ajo ishte e infektuar nga Covid-19 dhe gjatë ditës se sotme situata e saj është përkeqësuar ndjeshëm, duke ndërruar jetë.
Kraja është një ndër specialistet më të mira në historinë e spitalit të Shkodrës dhe prej 15 vitesh ka shërbyer si kirurge edhe pse ka dalë në pension.
Në maj të vitit të kaluar, Top Channel i kushtoi një reportazh mjekes shkodrane ku deklaroi se do të shërbente në spital deri ditën e fundit të jetës së saj.
Dyshohet se në spital u infektua. Zyliha Kraja është bashkëshortja e dramaturgut të njohur Fadil Kraja./TCH
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...