Ilaçet për presionin e gjakut të sigurta për pacientët me Covid-19

08:18 | 22 Janar 2021

Një studim i kryer nga studiuesit nga Univestiteti i Pensilvanisë, ka raportuar se nuk ka asnjë rrezik nëse pacientët me koronavirus vazhdojnë të marrin ilaçet e tyre të presionit të gjakut.

Studimi, i cili u botua në The Lancet Respiratory Medicine, krahasoi rezultatet e pacientit me Covid-19 mes individëve me diabet, transmeton portali arbresh.info

Mbi 49 milionë njerëz në SHBA marrin ilaçe për të trajtuar hipertensionin, 83% e të cilëve trajtohen me ACEI ose ARB, sipas hetuesve të studimit. Këto 2 klasa të ilaçeve të presionit të lartë të gjakut janë kudo në botë. Me rastet e Covid-19 ende në rritje në shumë vende në të gjithë globin, studiuesit synuan të përcaktojnë nëse këto ilaçe ndikuan në rezultatet në pacientët me Covid-19 me hipertension dhe kushte të tjera shoqëruese.

Oxford është duke përgatitur një vaksinë kundër koronavirusit të ri

Studimi u krye në 20 spitale, në 7 shtete të ndryshme: Shtetet e Bashkuara, Kanada, Meksikë, Suedi, Peru, Bolivi dhe Argjentinë. Një total prej 152 pacientësh 18 vjeç e lart të cilët ishin pranuar në spital me paraqitje klinike të COVID-19 dhe u përshkruan ose ACEI ose ARB terapi ambulatore para pranimit u përfshinë në studim.

Hetuesit zbuluan se vazhdimi i terapisë ACEI ose ARB midis pacientëve me koronavirus nuk kishte asnjë efekt të përgjithshëm në ashpërsinë e infeksionit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara