Nënkryetari i Lëvzijes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është infektuar me koronavirus.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook.
Ai tutje ka shkruar se kjo është një pandemi ndryshe nga të tjerat deri tash dhe se për ta mposhtur atë duhet bashkëpunim i secilit në koordinim me institucionet publike.
Ky është postimi i plotë i tij:
Qytetarë të dashur, miq të çmuar,
Desha ta ndaj me ju faktin që jam diagnostifikuar me virusin COVID-19.
Kjo është një pandemi ndryshe nga të tjerat deri tash. Për ta mposhtur atë duhet bashkëpunim i secilit në koordinim me institucionet publike.
Edhe një herë falënderimi shkon për mantelbardhët që ndodhen në frontin e luftimit të këtij virusi të rrezikshëm.
Ju ftoj të gjithëve për kujdes dhe respektim të masave ashtu që ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë të keqe pandemike në vendin tonë.
Gashi: Zgjedhjet e janë të shmangshme, partitë opozitare duh...
Gjermania kërkon heqjen e votimit unanim në BE, çfarë do të ...
Afati po skadon, ende s`ka marrëveshje për president
Tragjedi në Gjakovë, një person vdes në vendin e punës
Trump: Po shënjestrojmë anije që vendosin mina, Hormuzi ësht...
18 ujqër të ngordhur u gjetën në një park kombëtar në Itali,...