Zëvendësministri në detyrë i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj, ka vizituar komunën e Drenasit ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.
Me këtë rast zëvendësministri Gecaj u njoftua nga kryetari Lladrovci për angazhimet që janë duke i bërë komuna e Drenasit në parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, për masat që kanë ndërmarrë komuna dhe Qeveria e Kosovës për menaxhimin e situatës si dhe u bisedua për ngritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim për të bashkërenduar nevojat për parandalim.
Gjithashtu, zëvendësministri Gecaj theksoi se merita të mëdha i takojnë qytetarëve për disiplinimin dhe vetë-disiplinimin e jashtëzakonshëm që kanë treguar me qëllim të tejkalimit sa më të lehtë të pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19.
Ndërsa në anën tjetër kryetari Lladrovci ka treguar edhe për ndihmat që kanë pranuar nga niveli qendror, për punën e palodhshme që e kanë bërë shërbimi shëndetësor, shërbimi i zjarrfikësve, policia, administrata komunale dhe të gjithë akterët e tjerë që komuna e Drenasit të mbetet e pa prekur nga virusi Covid-19./arbresh.info
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë