Google ADS

Fondi nisë nënshkrimin e marrëveshjeve me bankat për të ndihmuar bizneset

08:00 | 22 Janar 2021
arbresh.info

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore ka filluar me zbatimin e Dritares së Pakos së Rimëkëmbjes ekonomike.

“Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) ka filluar me zbatimin e Dritares së Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike tashmë me nënshkrimin e marrëveshjeve së garancisë për Dritaren e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike me Institucionet Partnere Financiare”, thuhet në përgjigjen e FGK, për arbresh.info.

Po ashtu nga ky fond thonë se përmes garancisë kreditore do t’i mbështesin kreditë e reja të miratuara nga Institucionet Financiare Partnere.

“Lidhur me këtë, na lejoni të ju njoftojmë që ne si Institucion implementues i Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike përmes garancisë kreditore do të mbështesim kreditë e reja të miratuara nga Institucionet Financiare Partnere”, thuhet në përgjigjen e FGK-së.

Nga ky program do të ketë dritare garantuese për prodhim, shërbime, agro, tregti, gratë në biznes, startup (ICT) dhe energji.

Norma e garancisë do të jetë deri në 80%, norma e kufirit të humbjeve maksimale deri në 30% dhe këto do të vlejnë për kompani që kanë deri në 250 punëtorë.

Ky program është mbështetje për ndërmarrjet inovative dhe krijimin e ndërmarrjeve të reja pas situatës së krijuar nga pandemia me koronavirusin. /arbresh.info/E.H/

Garantimi kreditor deri në 80%| Fondi e BQK-ja s’konsultohen, mbajnë peng bizneset – Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale