Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, pas takimit me drejtorët e klinikave ka shkruar në Facebook, se masat anti-Kovid po japin rezultatet e duhura.
Kjo sipas Filipçes dëshmohet me uljen e numrit të të prekurve nga Kovid-19. Megjithatë ai apelon për kujdes dhe respektim të masave sepse ky virus është i paparashikueshëm.
“Në koordinimin e rregullt me drejtorët e klinikave biseduam për tretmanin e të sëmurëve, gjendjen momentale me kapacitetet e Kovid-Qendrave dhe rotacionet e personelit. Numri i personave të hospitalizuar po ulet, ndërkohë që numri i personave që lëshohen në shtëpi është në rritje. Po ulet edhe numri i pacientëve pozitiv, që nënkupton se masat po japin rezultat”.
“Megjithatë pavarësisht se numrat bien, gjatë kësaj periudhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm, për shkak të paparashikueshmërisë së virusit”, shkruan Filipçe.
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...