Epidemiologu Isuf Dedushaj ka thënë se gabimi që bëmë ne në raport me pandeminë ishte fakti që u liruam shumë shpejt.
Tek shtimi i numrit të të infektuarve, ai thotë se ndikoi ardhja e mërgimtarëve tanë nga gjithandej globit, shkuarja e qytetarëve të Kosovës për pushime në vendet kur veçse kishte marë hov varianti Delta dhe mosrespektimi i masave.
“Situatën e kanë kuptuar bukfalisht, sepse masat duhet të respektohen derisa dy javë ditë të mos kemi raste me infektim, dhe atëherë mund të themi se situata epidemiologjike është e qetë”, ka thënë ai.
Dedushaj për Klan Kosova bëri të ditur se derisa forma e vjetër e COVID-it nga 1 person infektonte 3 të tjerë, tek varianti Delta është nga një preken 10.
Megjithatë, ai tha se forma klinike e variantit Delta është shumë më e lehtë se varianti i parë.
Ndërkaq sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, epidemiologu Dedushaj ka pohuar se me 50 vjet është marrë me vaksina dhe se asnjëherë në historikun e mjekësisë nuk është zbuluar ndonjë metodë më e mirë, më e lirë dhe si vetmja formë e parandalimit të sëmundjeve ngjitëse se vaksinat.
“Ardhmëria e parandalimi të sëmundjeve vrastare ka me qenë vaksinimi”.
“Vaksina e ka një të keqe të madhe që të mbron prej vdekjes së sigurt. Fatbardhësisht Kosova i ka marrë vaksinat më të mira e më efikase. Doza e parë mbron deri në 80%, ndërsa e dyta deri në 99%. Vaksina do të mbrojë karshi sëmundjes dhe vdekjes. Më këto vaksina të gjithë janë të mbrojtur, edhe ndaj variantit Delta”, ka deklaruar Dedushaj.
Hatixhe Hoxha, mbi 15 vjet ishte pjesë e Vetëvendosjes
Kica-Xhelili i drejtohet VV-së: Ne kemi propozim konkret, tr...
Musliu: Sapo morëm mesazhin që ka seancë në orën 20:30, po i...
Kuvendi thërret sonte seancë për zgjedhjen e presidentit, ka...
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...