Dokumenti që shqetëson: Një variant i ri i Covidit mund të marrë jetë

23:37 | 3 Gusht 2021

Një dokument i Sage (Scientific Advisory Group for Emergencies), grup shkencëtarësh që mbështesin qeverinë angleze në menaxhimin e emergjencës shëndetësore, raporton se si në të ardhmen mund të dalë një variant i Sars-Cov-2, me karakteristika të ngjashme me virusin Mers, i aftë të jetë fatal për një të treten e të infektuarve.

Një variant i ri Covid më fatal dhe potencialisht i aftë të marrë jetën e një të tretës së të infektuarve, është një mundësi reale.

Këtë shqetësim e ka ngritur një dokument i Sage (Scientific Advisory Group for Emergencies), grup shkencëtarësh që mbështesin Qeverinë angleze në menaxhimin e emergjencës shëndetësore dhe ka raportuar – për një periudhë afatgjatë – nuk duhet përjashtuar shfaqja e një lloj virusi me karakteristika të ngjashme me virusin MERS dhe me një shkallë vdekshmërie prej 35%.

Virusi MERS është zbuluar për herë të parë në Arabinë Saudite në vitin 2012 dhe që atëherë janë verifikuar infektime në Korenë e Jugut në vitin 2015 dhe në Arabinë Saudite në vitin 2018.

Në total janë identifikuar vetëm 2500 të infektuar në të gjithë botën, por ajo që bën përshtypje është numri i humbjeve të jetës, plot 855, më shumë se 1 në 3.

Hipoteza që mutacionet e Sars-Cov-2 mund të çojnë në një lloj virusi më fatal nuk duhet përjashtuar dhe sipas shkencëtarëve anglezë do të jetë thelbësore të mbahet nën kontroll edhe në muajt në vazhdim rritja e infektimeve duke kryer vaksinimin, duke kufizuar ardhjet nga vendet e huaja dhe duke konsideruar – si mjetin e fundit – ngordhjen e disa kafshëve, të cilat mund të mbajnë virusin, për të shmangur që mutacioni i virusit të përhapet./noa/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara