Çfarë do të ndodhë nëse do të ketë një valë të dytë të koronavirusit? Është kjo hipoteza që është ngritur në të gjitha vendet e prekura nga COVID -19.
I pyetur në emisionin “Opinion”, mjeku Pëllumb Pipero tha se edhe nëse do të na duhet të marrim masa, ato nuk do të jenë të këtij niveli që kaluam.

“Nëse do të ketë një valë të dytë natyrisht që do të duhet t’u rikthehemi disa masave, por natyrisht nuk do të jenë të këtij niveli që kaluam. Do të kemi më shumë eksperiencë. Ne avash avash po kuptojmë që është i rëndësishëm distancimi fizik, jo izolimi”, – u shpreh mjeku infeksionist.
Më tej, duke iu përgjigjur një tjetër pyetjeje, Pipero tha se në vendin tonë ritmi i transmetimit të sëmundjes ka rënë, dhe se ekspozimi gradual nuk na rrezikon por na ndihmon të fitojmë imunitetin./gsh/
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë ësh...