Sot në kryeqytet në ora 19:00 do të mbahet protestë kundër masave të reja anti-Covid-19, masa këto të cilat do të hyjnë në fuqi nga dita e nesërme (16.08.2021). Protestën kundër masave të reja anti-Covid-19 do ta mbështesin edhe nga Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë së Veriut.
Nga atje theksojnë se masat e reja të miratuara nga Qeveria bëjnë diskriminim mes të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve.
Nga KSL-ja shtojnë se janë të shqetësuar për sigurinë e vendeve të punës. Gjithashtu nga KSL potencojnë se ligjet vendore dhe Kushtetuta nuk i detyrojnë punëtorët për vaksinim të detyrueshëm dhe thonë se çdo lloj diskriminimi bazuar në faktin nëse dikush është vaksinuar apo jo është i paligjshëm dhe aktet ndërkombëtare i referohen të njëjtës./telegrafi/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...