BE-ja ndanë 145 mijë doza të vaksinës ‘Pfizer’ për Shqipërinë

15:01 | 20 Prill 2021

Bashkimi Evropian ka ndarë për Shqipërinë 145 mijë doza të vaksinës “Pfizer” në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke shtuar se, vendi siguron dozën e dytë më të madhe nga kontrata e BE-së.

“Shqipëria siguron dozën e dytë më të madhe nga kontrata e Bashkimit Evropian me 6 vendet e rajonit për vaksinat ‘Pfizer’ që BE do të shpërndajë në rajon. Plot 145 mijë vaksina nga 651 mijë gjithsej për Ballkanin Perëndimor, do t’i marrë Shqipëria”, shkruar Rama në Facebook./arbresh.info/

🔴 Shqipëria siguron dozën e dytë më të madhe nga kontrata e Bashkimit Europian me 6 vendet e rajonit për vaksinat Pfizer…

Posted by Edi Rama on E martë, 20 April 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara