Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.820 testime për coronavirus, ndërsa 365 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-166, Kumanovë – 27, Manastir – 19, Strumicë – 17, Prilep dhe Veles – 15 secili qytet, Kavadari – 12, Tetovë – 11, Kërçovë – 10, Ohër, Shën Nikollë dhe Vinicë – nga 9, Shtip – 8, Resnjë – 6, Gostivar – 5, Strugë – 4, Koçani, Berova dhe Makedonska Kamenica – 3 secili qytet, Kriva Pallanka, Radovish dhe Dibër – 2 secili, Negotinë, Delçevë, Probishtip, Bogdanci, Krushevë, Demir Hisar, Kratovo dhe Pehçevë – nga 1 në secilin qytet.
Nga MSH informojnë se kanë ndërruar jetë edhe 37 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 594 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 152.367, prej të cilëve 132.765 janë shëruar, ndërsa 4.855 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (30 prill) është 14.747.
Takime me krerë institucionalë, Kurti nesër në Tiranë
Vendet ku sot do të ketë reduktime të rrymës
Sot protestohet kundër marrëveshjes së Ohrit, kërkohet dorëh...
Diplomati gjerman tregon kur do ta njohin Kosovën 5 vendet e...
Kandiq i reagon Patriarkut serb që manipuloi me të vrarët ng...
PDK sot mban konferencë për medie