Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri tani në Kosovë 160 mijë e 410 persona janë vaksinuar kundër COVID-19.
Sipas kësaj ministrie, në 24 orët e fundit në vend, 1 mijë e 365 persona kanë marrë vaksinën kundër këtij virusi.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.365 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 160.410 doza të vaksinës. Deri më sot 32.975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga kjo ministri.
Kujtojmë që nga 15 qershori në Kosovë ka filluar zbatimi i Planit për Vaksinim Masiv në Kosovë.
Megjithëse, nga ajo ditë ka pasur kritika se numri i pacientë që po vaksinohen në vend është i ulët./arbresh.info/

Zjarri në Tiranë, katër persona dërgohen në spital të asfiks...
Agjenti i Calhanoglut shuan zërat: Hakan është mirë te Inter...
Më shumë se 10,000 trupa amerikane të përfshira në bllokadën...
Arrestohet një serb në veri për krime lufte në Kosovë
Kurti: Nga dhimbja e popullit tonë po lind një forcë që ndih...
Zjarr i madh në një ndërtesë në Tiranë