
Sheba Medical Center team at the Coronavirus isolation ward of Sheba Medical Center unit, in Ramat Gan, June 30, 2020. Photo by Yossi Zeliger/Flash90 *** Local Caption *** מחלקה חולה רמת גן שיבא מחלקת קורונה וירוס חולה חולים
Rreth 12 mijë shkencëtarë dhe mjekë në Britaninë e Madhe kanë nënshkruar peticionin kundër masave shtrënguese dhe i kërkon qeverisë të tërhiqet prej tyre dhe të lejojë Covid-19 të përhapet mes të rinjve dhe njerëzve të shëndetshëm.
Deklarata e Barrington u publikua javën e kaluar dhe kërkon që të rinjtë të lejohen t’i kthehen jetës normalisht, ndërsa të moshuarit dhe të sëmurët të trajtohen më me kujdes.
Letra e hapur e përpiluar nga ekspertët në universitetet e Oxford, Harvard dhe Stanford është nënshkruar deri më tani nga më shumë se 130 mijë persona.
Por, zyra e kryeministrisë insistoi se nuk do të tërheqë asnjë nga masat e vendosura dhe se çështja e imunitetit të tufës kundër Covid-19 nuk do të merret parasysh nga politikbërësit.
Ajo argumenton se nuk ka prova se kjo gjë do të mbronte njerëzit e rrezikuar apo nëse imuniteti i tufës do të zhvillohej.
Koncepti i imunitetit të tufës u përmend, në fillim të marsit, përpara vendosjes së masave izoluese, por u tërhoq shumë shpejt pas reagimit të disa kritikëve./TS/
Diell, vranësira dhe reshje lokale, moti për të premten
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...