Kryetari në detyrë i Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se numri i të infektuarve me COVID-19 është ulur në tetë persona.
Ai ka bërë gjithashtu të ditur se 61 për qind e qytetarëve janë vaksinuar me dozën e parë dhe 53 për qind me të dy dozat.
“Të gjitha vlerësimet dhe raportet ditore tregojnë qartë që gjendja pandemike në Gjilan është në nivelin më të ulët të numrit të të infektuarve, ku vetën tetë persona janë në vet-izolim dhe asnjë rast nuk e kemi në hospitalizim. Në dy javët e fundit nuk e kemi pasur asnjë kërkesë nga qytetarët për trajtim në shtëpi”.
Haziri i ka bërë këto komente në takimin e rregullt të Komitetit të Gjilanit për parandalimin e përhapjes së COVID-19 për vlerësimin e situatës së përballjes me këtë virus në dy ditët e fundit.
Kryetari në detyrë i Gjilanit ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë të vaksinohen si mënyra më e mirë e imunizimit kolektiv të popullatës./arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë