Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1.075 testime, nga të cilat 53 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Ndërkohë, fatmirësisht prej ditësh nuk ka persona që kanë humbur jetën, ndërsa 53 janë shëruar.
Aktualisht, në spitalin COVID po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët dy janë në gjendje më të rënduar.
Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 23. Janë 461 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Shqipëria ka regjistruar deri më sot 274.108 raste me koronavirus, 270.155 janë shëruar, 461 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.492 pacientë.
Fakte për shtetin e 121-të që e njeh Kosovën
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...