Zjarrfikësit italianë po luftojnë me më shumë se 1 mijë zjarre në gjithë Italinë, përfshirë edhe tri zjarre që kanë shpërthyer në afërsi të kryeqytetit Roma.
Sipas fjalëve të prefektit të Romës, Virdino Radji, situata është shumë serioze, transmeton Reuters.Televizioni SkyTV 24 raporton se një person ka humbur jetën, si pasojë e zjarrit në afërsi të Napolit, derisa javën e kaluar në Sicilia janë evakuuar mijëra turistë.
Zjarrfikësit njoftuan se po luftojnë me 280 zjarre në Lacio, 250 në Kampania, 150 në Toskanë, 110 në Kalabri dhe 100 në Apulia. Me zjarre po luftojnë edhe Mali i Zi, Kroacia dhe Portugalia.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit