Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të jetë nikoqir i samitit G7 këtë fundjavë, vetëm disa ditë pas takimit me homologun rus Vladimir Putin, duke shpresuar të ruajë imazhin e tij të një ndërmjetësi global në mes të pasigurisë së thellë politike dhe ekonomike në botë, me gjithë përçmimin e hapur të presidentit Donald Trump për bisedime shumëpalëshe, shkruan AP.
Deri më tani, përpjekjet e Macron kanë rezultuar të pasuksesshme dhe nuk pritet për ndonjë rezultat specifik të G-7 mes pikëpamjeve të ndryshme të Evropës dhe SHBA-së, vlerëson agjencia.
Trump dhe udhëheqësit e tjerë të G-7, do të takohen të shtunën dhe do të kalojnë tre ditë në qytetin e Biarritz në Francën jugperëndimore.
Franca kryeson G7 këtë vit, e cila përfshin edhe SHBA-në, Britaninë, Kanadanë, Gjermaninë, Italinë dhe Japoninë.
Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë bo...