Rusia i ka cilësuar si negative planet e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n. Reagimi ka ardhur nga zëvendësministri i jashtëm i vendit, raportuar nga Interfax.
Sergei Ryabkov citohet gjithashtu nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA të ketë thënë se zgjerimi i NATO-s është destabilizues dhe nuk shton sigurinë e anëtarëve të aleancës.
Suedia dhe Finlanda do të ftohen zyrtarisht për t’u bashkuar me NATO-n, pasi Turqia tërhoqi kundërshtimet e saj.
Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg tha se zgjerimi i NATO-s ishte e kundërta e asaj që presidenti Vladimir Putin shpresonte dhe në vend të kësaj tregoi se dera e aleancës është e hapur. /abcnews.al
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një ...
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...