Administrimi i vaksinës AstraZeneca për personat deri në moshën 65-vjeçare nuk do të ishte gabim, duke pasur parasysh vonesat në furnizimet për në Itali, tha të hënën kreu i agjencisë kombëtare të ilaçeve.
Kur Agjencia e ilaçeve Evropiane (EMA) aprovoi vaksinat në janar, thuhej se nuk kishte mjaftueshëm rezultate për të treguar sa mirë funksionon për grup-moshat mbi 55-vjeç, megjithëse mund të jepet për personat më të moshuar.
“Vaksina indikohet për të gjitha moshat, por duke konsideruar mungesën e dozave, nuk do të ishte gabim sugjerimi i përdorimit për moshat deri në 65-vjet,” tha për Corriere della Sera në një intervistë presidenti i AIFA, Giorgio Palu.
AIFA rekomandoi “përdorimin preferencial” të vaksinës për moshat 18 deri 55 vjeç. Por shtetet tjera si Franca, Gjermania dhe Portugalia kanë rritur moshën maksimale për marrësit e vaksinës deri në 65-vjeç, transmeton arbresh.info.
Për të parandaluar një valë të tretë, zvogëluar variantet e reja dhe zvogëluar ngjitjen, Palu shtoi se rregullat e distancimit social duhet të ndiqen gjatë dy deri tre muajt e ardhshëm, me ri-hapjen shkollave dhe universiteteve që po shtyhet deri në përmirësimin e situatës./arbresh.info/
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...
Dortmund i interesuar për sulmuesin kosovar Fisnik Asllani
Prokuroria sekuestron pasuri me vlerë 5 milionë euro në Vlor...
Vendim disiplinor në Trepçë, largohen përkohësisht 5 punëtor...
Kurti në Austri, takohet me kancelarin Christian Stocker