Udhëtarët nga Kanadaja, Rusia, por edhe nga Berlini dhe Hamburgu, do të duhet t’i nënshtrohen një karantine 10-ditore, duke filluar nga e hëna, nëse duan të udhëtojnë në Zvicër.
“Autoritetet shëndetësore konsiderojnë se shkalla e infeksioneve të COVID-19 është shumë e lartë në këto rajone dhe prandaj paraqet rrezik shëndetësor për popullatën e Konfederatës zvicerane”, njoftuan burimet qeveritare.
“Udhëtarët nga këto zona duhet të vetëkarantinohen për 10 ditë dhe të raportojnë te autoritetet kantonale brenda dy ditësh. Kundërvajtësit do të gjobiten me 10 000 franga zvicerane (afërsisht 9 300 euro)”, sqaruan ata.
Në listën e zonave të kuqe janë shtuar, gjithashtu, disa rajone të Italisë (Kampanja, Sardenja dhe Veneto), të Austrisë, Gjeorgjia, Irani, Jordania, Sllovakia dhe Tunizia.
Nga ana tjetër, Bolivia, Namibia, Republika Domenikane, Surinami dhe Trinidad e Tobago janë hequr.//ATSH
Stuhia tropikale prek Japoninë, paralajmërohen përmbytje dhe...
Rama për protestat në Zvërnec: Shqipëria do të bëhet sipas k...
Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë pa ndërprerje, prete...
Aksident i rëndë në Francë: Kamioni përplas 23 makina, 37 të...
Suedia propozon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit n...
Horoskopi i datës 3 qershor, e mërkurë