Vendet malore duhet të bashkëpunojnë pasi ndryshimi i klimës shkakton shkrirjen e akullnajave, prish ciklin natyror të ujit dhe rrit rrezikun e fatkeqësive natyrore në lartësi të mëdha, deklaroi ministri i Brendshëm zviceran në Samitin e Malit të Lartë të OKB-së në Gjenevë.
Shkencëtarët, politikanët dhe përfaqësues të shoqërisë civile, pjesëmarrës në samit, po diskutojnë mënyra për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm në zonat malore dhe mbrojtjen nga efektet e ngrohjes së temperaturave.
“Nevoja për një bashkëpunim të ngushtë ekziston në të gjitha rajonet malore, veçanërisht në vendet në zhvillim. Në këto vende, mjetet financiare dhe organizative shpesh janë të pamjaftueshme për të vendosur masat e nevojshme”, deklaroi ministri i Brendshëm zviceran, Alain Berset, posti i të cilit përfshin çështjet e klimës./Alsat/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1