Studentët myslimanë në Zvicër duhet të t’i japin dorën mësuesit në fillim dhe në fund të mësimit, ka vendosur një autoritet rajonal.
Kjo temë është bërë e diskutueshme në Zvicër pasi dy vëllezër adoleshentë kanë refuzuar t’i japin dorën mësuesit, sepse sipas tyre shtrëngimi i duarve me gjininë e kundërt ndalohet nga Kurani.
Megjithatë, autoritetet në Zvicër kanë vendosur që nëse një gjë e tillë vazhdon të praktikohet atëherë prindërit mund të gjobiten, transmeton koalb.com.
Sipas autoriteteve lokale mësuesit kanë të drejtë të përshëndesin nxënësit me shtrëngim duarsh, sepse një gjest i tillë konsiderohet si shenjë respekti në Zvicër.
Muajin e kaluar kjo temë është shkaktuar në debat kombëtar, pasi dy vëllezër sirianë, babai i të cilëve është imam, i janë shmangur traditës për shkak të besimit fetar.
“Djemëve nuk u lejon besimi të shtrëngojnë duart me një grua, nëse ajo nuk është gruaja e tyre,” ka thënë babai i djemve.
Ministri i Drejtësisë, Simonetta Sommaruga, gjatë një interviste për një televizion kombëtar ka theksuar se “shtrëngimi i duarve është pjesë e kulturës sonë”.
Në Zvicër jetojnë rreth 350 mijë myslimanë. /Koalb.com
Kombëtarja e Kosovës në çiklizëm arrin rezultate të shkëlqye...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Hoxha: Përdorimi i g...
Scott Bamforth i jashtëzakonshëm, shpallet MVP i javës
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...