Të enjten mbrëma sipas kohës në SHBA ka ndodhur një rast tragjik në Bronx të New Yorkut, ku zjarri që shpërtheu në një ndërtesë të banimit kolektiv ka shkaktuar vdekjen e së paku 12 personave dhe lëndimin e disa të tjerëve, shkruajnë mediat amerikane.
Zyra e Kryetarit të qytetit ka bërë të ditur që hetimet kanë treguar që zjarri ishte shkaktuar nga një furrë në katin e parë të ndërtesës, me të cilën po luante një fëmijë i vogël. Megjithëse nuk janë bërë të ditura detaje të tjera, mediat amerikane thonë që ky është zjarri me pasojat më të rënda në New York që prej vitit 1990.
Komisioneri Daniel Nigro tha që fëmija i vogël ishte 3 vjeçar dhe nuk ishte në atë moment me askënd në banesë, ndërkohë që po luante me një furrë që edhe shkaktoi aksidentalisht zjarrin.
Në mesin e viktimave ishin edhe katër fëmijë nën moshën 10 vjeç.
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...